Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet ka vënë në pranga 10 persona për akuza të ndryshme,  4 prej të cilëve të shpallur në kërkim.

Mes të arrestuarve është edhe Marinel Sulkaj, 31 vjeç, i dënuar me 4 muaj burgim për shpërdorimi detyre.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. Q., 30 vjeç, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Marinel Sulkaj, 31 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasve:

– Gj. Ll., 34 vjeç dhe L. Z., 39 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve në kërkim:

– F. P., 43 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg” për veprën penale  “Vjedhja”;

– E. L., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.  Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. K., 51 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;

– N. Ç., 52 vjeç dhe Xh. N., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

—–

Më datë 04.04.2022, shtetasja B. K., 49 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, motra e saj, shtetasja R. K., 35 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 04.04.2022, shtetasja Sh. H., 74 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi I. H., 50 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb