Në një status në “Faceboo”, Gazment Bardhi ka denoncuar shpërdorimin e burimeve shtetërore, duke theksuar se ky fenomen ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i OSBE-ODHIR.

Po ashtu thekson se për qëllimi përfituese, partia në pushtet ka shkelur të gjitha ligjet.

Partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Delegacioni i BE-së në Tiranë, duhet të nxisin jo vetëm zbatimin korrekt të ligjit zgjedhor, por mbi të gjitha respektimin e standardeve zgjedhore dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR”, ka thënë Bardhi.

REAGIMI:

Shpërdorimi i burimeve shtetërore ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i OSBE-ODIHR për disa zgjedhje radhazi në Shqipëri. Për këtë shkak me ligj janë përcaktuar rregulla të posaçme për të frenuar dhe parandaluar këtë fenomen të paligjshëm dhe që dëmton zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Me shqetësim kemi konstatuar se këto ndalime ligjore shkelen haptazi nga partia në pushtet, zyrtarë qendrorë dhe lokalë të Partisë Socialiste.
Ky është tregues që për qëllime të përfitimeve elektorale Partia Socialiste, Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët e tij, nuk pyesin as për ligj dhe as për standarte zgjedhore duke dhënë sinjalin e qartë se kanë nisur manipulimin e zgjedhjeve përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore.
Mirëpo ajo që e bën edhe më të rëndë këtë shfaqje të paligjshme të partisë në pushtet është përfshirja në këto shkelje edhe e përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe e disa ambasadave të vendeve të BE-së në kryeqyte.  Unë besoj se partnerët ndërkombëtarë e bëjnë këtë për shkak të neglizhencës ndaj ligjit zgjedhor dhe dëshirës së mirë për të ndihmuar qytetarët shqiptarë. Por për shkak se Edi Rama ka instaluar precedentin e manipulimit me çdo mjet të zgjedhjeve, kjo duhet të ndalojë. Partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Delegacioni i BE-së në Tiranë, duhet të nxisin jo vetëm zbatimin korrekt të ligjit zgjedhor, por mbi të gjitha respektimin e standarteve zgjedhore dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR.
Në aktin rregullator të miratuar nga KQZ specifikohet qartë se në periudhën 4 mujore para datës së zgjedhjeve (duke filluar nga data 14 Janar 2023), përbëjnë veprime të ndaluara:
mbështetja dhe promovimi i projekteve dhe/ose të investimeve, me interes apo shtrirje territoriale kombëtare ose vendore në fushën e transporteve të çdo lloji, të energjetikës, të telekomunikacionit, të veprave ujore të çdo lloji, në shërbim dhe interes të publikut;
mbështetja dhe promovimi i projekteve dhe/ose të investimeve, kombëtare ose vendore, me karakter social dhe ekonomik, si edhe ato në funksione të mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit, të shëndetit, të kulturës, rinisë, sporteve dhe të arsimit publik në të gjitha nivelet, si dhe të infrastrukturës, në shërbim të interesit publik;
mbështetja dhe promovimi i projekteve dhe/ose të investimeve për mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve dhe të objekteve të paluajtshme të karakterit arkeologjik, historik, kulturor e shkencor dhe të objekteve publike, ose për mbrojtjen dhe ruajtjen e objekteve të luajtshme me vlerë institucionale, historike, arkeologjike, kulturore ose shkencore; etj.

Duke dashur të besoj se përfshirja e Delegacionit të BE-së dhe disa Ambasadorëve të vendeve të BE-së në krah të zyrtarëve qendrorë dhe lokalë të PS në këto veprimtari të ndaluara, vjen nga mungesa e njohjes së kuadrit rregullator zgjedhor, diten e djeshme i jam drejtuar zyrtarisht duke kërkuar jo vetëm distancimin nga veprimtari të tilla të ndaluara me ligj, por edhe monitorimin dhe nxitjen e partisë në pushtet të ndalojë menjëherë keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe përdorimit të investimeve publike për qëllime elektorale.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb