Ish-drejtori i shërbimit të burgut të Lushnje, Judmir Shurdhi është dënuar me një vit e katër muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Shurdhi u shpall fajtor nga Gjykaa e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për shpërdorim detyre të barazisë në tendera.

Gjykata, bazuar në nenet 190, 379, 380, 389 dhe 390 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 1/c, 25, 35, 47-50, 59, 248 dhe 258 të Ligjit Nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

VENDOSI:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Judmir Flamur Shurdhi dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim.
  4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
  5. Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri Judmir Flamur Shurdhi në një burg të sigurisë së zakonshme.
  6. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb