MAT- Specialistët për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 51-vjeçaren me iniciale S.C., banuese në qytetin e Burrelit, me detyrë notere.

Procedimi penal filloi pasi, ndaj kësaj shtetaseje, ka bërë kallëzim shtetasi E.Z., 39 vjeç, duke pretenduar se shtetasja me inicialet S.C. duke qenë me detyrë Notere në Rrethin e Matit, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke lëshuar një dokument noterial, akt shitje të pronës së tij në fshatin Suç, Mat, me sipërfaqe 2150 metër katror (m2), një shtetasi tjetër.

Shtetasi E.S, është vënë në dijeni për këtë kontratë shitblerje, kur është interesuar që tokën e tij me sipërfaqe 2150 m2 ta hedh nga akt përdorimi për ta marrë certifikatë pronësie, duke mohuar kështu të ketë firmosur kalimin e pronës së tij një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Mat për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: