Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për efektivët e policisë, të cilët u ndaluan pak ditë më parë pas një aksioni të SPAK, pasi akuzohen se shpërdoruan detyrën.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se gjykata jep ‘arrest në burg’ për Durim Murjan, ‘arrest në shtëpi’ për Jashar Shehun dhe Arjan Ballën. Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për Krenar Gjokutajn.

Ndërkohë, për Kelmend Pikulin, Matilda Hamollin, Petro Frahollin, Genci Hysin, Kamber Kllogjeri dhe Çlirim Akrobatin, gjykata ka caktuar pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb