Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisdë Tedi Blushi, ka deklaruar se betonizimi i kryeqytetit ka nisur në kohën e Edi Ramës dhe po vijon me kryebashkiakun aktual.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi i shpreh se masakra e gjelbërimit tek Kopshti Zoologjik është një nga krimet e tyre më të shëmtuara ndaj kryeqytetit.

Ai shtoi se krimet e bëra ndaj Tiranës nga dyshja Rama-Veliaj, nuk do të amnistohen kurrë.

Postimi i plotë:

Shpërfytyrimi dhe asfiksimi i Tiranës nga betoni nisi me Edi Ramën dhe po vazhdon me barbari të pashembullt nga Erion Veliaj!
Masakra e gjelbërimit tek Kopshti Zoologjik është një nga krimet e tyre më të shëmtuara ndaj kryeqytetit.
I vetmi mision dhe vizion i bandës Rama-Veliaj për Tiranën është pasurimi me paratë e kullave të betonit që qelben era mafie, në kurriz të ajrit të pastër që duhet të thithin mushkëritë e qytetarëve dhe zaptimit taleban të hapësirave publike.
Shkatërruesit e kryeqytetit Rama-Veliaj meritojnë ndëshkim popullor dhe ligjor! Krimet e tyre ndaj Tiranës nuk do të amnistohen kurrë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb