Messi dhe magjia e tij duken një kujtim i largët në “Camp Nou”. Që cikli i “tiki-tika” të famshme kishte përfunduar kohë më parë kjo dihej, por blaugranët duken tashmë një ekip normal, një ekip i vogël përballë një fenomeni si Kylian Mbappe. “Gjeli” më i famshëm francez dhuroi spektakël me një “tripletë” golash duke bërë që edhe Messi të gjunjëzohej përballë tij: “Dëshironim të vinim këtu dhe të fitonim, ishte pikërisht ajo që bëmë. Zhvilluam një ndeshje fantastike por nuk kemi fituar akoma asgjë”, u shpreh Mbappe pas ndeshjes.

Mbappe
Mbappe

Shijon fitoren e tij të dytë në “Camp Nou” edhe Pochettino, por trajneri i PSG nuk e bën gjumin të qetë, kërkon nga ekipi i tij të bëjnë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e kthimit: “Kemi dhuruar një paraqitje të mirë duke e dituar se ndeshje të tilla zgjasin 180 minuta. Më behet qejfi për rezultatin e arritur, na jep besim për të përballuar ndeshjen që vijnë tani. Në Paris duhet të luajmë me të njëjtin intensitet”, u shpreh Pochettino duke u ndalur më pas tek Mbappe: “Është e qartë që Kylian është një lojtarë i madh, e demonstroi në “Camp Nou”. Ka bërë një punë të madhe për skuadrën, përveç se shënoi edhe tre gola”, theksoi Pochettino.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Tripeleta” e realizuar kundër Barcelonës dhe fitorja e madhe që PSG arriti në transfertë ka bërë që mediat iberike të sjellin një tjetër skenar në të përditshmet e tyre në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez. Pas kësaj paraqitje, Mbappe largohet gjithnjë e më shumë nga Real Madrid, nuk ka më asnjë arsye pse të largohet, në Paris ka gjithçka i duhet, një ekip të madh, i aftë të fitojë Champions League. As në aspektin financiarë nuk ka arsye për të larguar, mjafton të firmos rinovimin e kontratës dhe do të shndërrohej në lojtarin më të paguar në botë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb