Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Dega Vlorë ka organizuar ,dhënien e çmimeve “Petro Marko”.

Në edicionin e tij të parë vlerësimet kanë qenë për “Gazetarët e brezit të parë pas vitit 1990” të cilët karrierën e tyre e kanë përkushtuar në profesionin e gazetarisë në qytetin e Vlorës. Në dhënien e çmimeve vjetore “Petro Marko” kanë qënë të pranishëm gazetarë nga e gjithë Shqipëria.

Ndër ata që morën çmime ishin edhe gazetarët e “News 24” Enrik Mehmeti dhe Vjollca Kongjoni.

Shpërndarja e çmimeve është bërë nga personalitete të qytetit të Vlorës ,ndërsa të vlerësuarit kanë rrëfyer ngjarje të pa treguara nga jeta dhe karriera e tyre. Kryetari i Unionit Shqiptar Aleksandër Çipa  ka vlerësuar organizatorin e këtij aktiviteti , kryetarin e Unionit të Gazetarëve të Vlorës Enrik Mehmeti për realizimin në mënyrë perfekte të aktivitetit i cili solli në vëmëndje kontributin e çmuar të brezit të parë të gazetarëve.

Një veçanti e aktivitetit ka qenë dhe ajo e dhënies së Vlerësimeve për 6 personazhe të cilët kanë kontribuar në dhënien e ndihmës për banorët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor. Emri i çmimit është përzgjedhur në nderim të shkrimtarit dhe gazetarit të mirënjohur “Petro Marko” i cili solli një frymë të re në gazetarinë e qytetit të Vlorës si dhe në Shqipëri.

Çmimet “Petro Marko” janë konceptuar që çdo vit të kenë tematika të ndryshme dhe do të jepen për fushën e gazetarisë si dhe fusha të tjera ku personazhe nga jeta e përditshme do të vlerësohen për kontributin e tyre në shoqëri.Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Shqiptarë, dega Vlorë falenderon mbështetësit e këtij aktiviteti ,Bashkinë Vlorë dhe Hotel Regina City!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çmimet “Petro Marko”

(Gazetarët e brezit të parë pas 1990)

Zenepe Luka

Ergys Alushi

Qemal Biraku

Harrilla Koci

Efrosina Papa Arapi

Genci Demiraj

Albert Deliaj

Vjollca Kongjoni

Eduard Leli

Moisi Dalipi

Çlirim Hoxha

Laureta Petoshati

Petraq Hanxhari

Ermal Sika

Artan Hasani

Enrik Mehmeti

Çertifikatat e Mirënjohjes

(Për ndihmën e dhënë në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit )

Dritan Leli

Vasil Bedinaj

Jerola Ziaj

Iliana Paparizo

Xhili Mustafara

Marjus Seiti

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb