Policia e Fierit ka goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, duke arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht një tjetër.

Gjatë aksionit janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë dhe cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut Fier, për personat që dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike në doza të vogla.
Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
Sh. Z., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, këtij shtetasi iu gjetën 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë;
O. P., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 3 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 dorezë grushti metalike.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. S., 37 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, ku ky shtetas ishte pasagjer, iu gjetën 2 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb