TIRANA

Dy shpërndarës kanabisi janë arrestuar në Shkozë të Tiranës. K.B., 25 vjeç dhe F.Sh., 26 vjeç bashkëpunonin së bashku dhe shpërndanin doza kanabisi teksa në banesa iu gjetën 100 doza gati për shitje.

Po ashtu u arrestuan dhe 4 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale si shpërdorim detyre, mashtrim, vjedhje banese apo drejtim mjeti pa leje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihen në pranga 2 shtetas.

Arrestohen në flagrancë edhe 4 shtetas të tjerë, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në rrugën ‘Serfain Fanku“ në Shkozë, dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në doza, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit:

•K.B., 25 vjeç dhe F.Sh., 26 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtyre dy shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan 100 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.

——

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar bënë kapjen dhe ndalimin të shtetasve :

•E. O., 32 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me tre muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

•E.Xh., 35 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, i kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë ndalimi i shtetasit K.Gj., 21 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E.P dhe A.K., pasi dyshohen se kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit J.G.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. A., 21 vjeç, pasi në rrugën “Fortuzi”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb