Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të akuzuar për shpërndarje të lëndëve të forta narkotike në doza të vogla.

Po ashtu, i arrestuar ka përfunduar edhe një shtetas, i akuzuar për dhunim të nënës së moshuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen doza më lëndë narkotike heroinë, vihen në pranga poseduesit e tyre.

Arrestohen në kushtet e flagrancës 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale, vihet në pranga dhe 1 person i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.D., 53 vjeç dhe M. M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar heroinë.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. I., 49 vjeç, pasi ka kanosur me një mjet prerës familjen e shtetasit G. E.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit E. Gj., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. D., 24 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Dh. P., 24 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb