Gjashtë persona janë arrestuar nga policia italiane nën akuzë për shitjen e lëndëve narkotike.

Gjykata urdhëroi arrestimin e tyre pasi u konstatua që kishin krijuar një rrjet të vërtetë të shpërndarjes së drogës në disa rajone italiane, pranë disa restoranteve dhe lokaleve.

Mes të arrestuarve ishte 59-vjeçari Pasquale Massari nga Savona, pronar i T-Rex, 53-vjeçari Indit Kadrimi me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij Barbara Longo nga Cherasco (Cuneo).

Të arrestuarit e tjerë janë 41 vjeçari Adil Essalemi me origjinë nga Maroku dhe me vendbanim në Sassari dhe Enrico Pasquale, 49 vjeç nga Savona.

Droga kontrollohej nga 53-vjeçari shqiptar Saba Sula, një punëtor ndërtimi ditën, i cili përdori një kazan boje të zbrazur në garazhin e tij si vend fshehjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: