Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave në formë dozash. Sekuestrohen 24 doza kanabis si dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•M.B., 24 vjeç, banues në Lifaj, Lushnjë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi M. B. shpërndante lëndë narkotike në doza në lokalin që kishte me qera në fshatin Krutje të Lushnjes, gjatë kontrollit të ushtruar, 24-vjeçarit ju gjetën 24 doza kanabis gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: