Policia kantonale e Cyrihut arrestoi një shpërndarës droge në Richterswil.

Pas arrestimit u sekuestruan disa qindra gramë lëndë narkotike, lëndë përzierëse dhe disa mijëra franga cash.

Në stacionin e trenit Richterswil, hetuesit nga policia kantonale vëzhguan tre persona që merreshin me narkotikë. Në kontrollin e mëpasshëm të blerësit 39-vjeçar nga Zvicra, policia ka gjetur 10 gramë heroinë.

Nga kontrolli i shpërndarësit të drogës rezultoi se 24-vjeçari shqiptar dyshohet se qëndronte ilegalisht në Zvicër. Ai u arrestua dhe u sekuestruan rreth 700 gramë heroinë, rreth 20 gramë kokainë, më shumë se një kilogram agjent përzierës dhe disa mijëra franga para në dorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb