BERAT

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në Berat. Sekuestrohen 85 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se 1 shtetas shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan punën për kapjen e tij. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.H., 36 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 85 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: