Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kap me disa pako kanabis në automjetin e tij pas një kontrolli rutinë.

Mediat britanike kanë bërë me dije se 31-vjeçari Eljo Agalliu, u kap në mjetin e tij Volkswagen Passat, ndërsa në momentin e kontrollit i dha një emër të rremë oficerëve.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm në sediljet e pasme oficerët i gjetën Agalliut disa pako të mbyllura me kanabis në një qese plastike, që mendohet se kishte një vlerë prej rreth 28 mijë paundësh.

Mësohet se Agalliu po punonte si korrier droge për të shlyer një borxh prej 10,000 £ ndaj një bande pasi u kontrabandua në Mbretërinë e Bashkuar, tha prokurorja Emma Atkinson.

Agalliu u burgos për tetë muaj dhe leja e drejtimit të tij u miratua pasi u deklarua fajtor për posedim të kanabisit me qëllim furnizim dhe gjithashtu për drejtimin e mjetit pa sigurim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: