MAT

Policia e Matit ka arrestuar një 25-vjeçar pasi është kapur me disa doza droge. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacione të grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërnante lëndë narkotike në doza, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin Mariglent Palluçi, 25 vjeç, banues në Rukaj, Mat.

Arrestimi i tij u bë pasi, në afërsi të fshatit Urakë, gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti këtij shtetasi 20 doza me lëndë narkotike, të dyshuara canabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: