Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili ka dyshime se shpërndante droge sintetike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë të riun Ardit Pengu.

Pasi policia u vu në ndjekje të tij, Pengu u kap rreth mesnatës në rrugën ‘5 Maji’ ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën tableta të llojit ekstazi (Kjo lloj droge quhet edhe Molly, me ngjyrë blu dhe të kuqe).

Po ashtu mësohet se policia ushtroi kontroll në banesën e 30-vjeçarit ku në total u sekuestruan rreth 100 tableta ekstazie.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb