ITALI

Një i ri shqiptar, i arrestuar dy vite më parë për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike është dënuar sot nga drejtësia italiane me 3,9 vite burg. Sipas mediave lokale atje, shqiptari i dënuar  është identifikuar si Emiljano Korreshi.

Shqiptari u arrestua në vitin 2017 në kohën që po zbriste nga autobusi në Modica në sheshin e njohur si “Falcone-Boresellino”.

Scicli Droga Arrestato Emiliano Korreshi 500
Scicli Droga Arrestato Emiliano Korreshi 500

Ai po mbante një qese në dorë kur zbriti nga autobusi që vinte nga Roma, element ky që ka shtuar dyshimet e karabinierëve, të cilët më pas vijuan kontrollin ndaj Korreshit. Karabinierët gjetën në çantën e shqiptarit 5 kg hashash të ndarë në 5 pako dhe 30 gram kokainë. Mediat shtojnë mes tjerash se Korreshi kishte rolin e korrierit, ndërsa ai do të vuajë dënimin në burgun e Raguzës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: