LUSHNJE– Nje 51-vjeçar nga Berati ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet për shpërndarje të drogave të forta. Burime zyrtare thanë se Arben Lekës iu sekuestruan 6 doza heroinë.

Në kuadër të planit të masave të hartuar nga DVP Fier për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi i 51-vjecarit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë orëve të natës, në vëndin e quajtur “Rotondua e Plugut” Lushnje nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Benz” që drejtonte ky shtetas u gjetën dhe u sekuestruan 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb