Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë 42-vjeçarin Klaudio allias Drini Kroj, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Policia thotë se 42-vjeçari shpërndante kokainë dhe kanabis në zonë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lëndët narkotike, 1 aparat celular dhe 1 motomjet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po kush është Klaudio allias Drini Kroj:

I arrestuari njihet me pseudonimin “Pipuli”. Ai është dënuar edhe dy herë të tjera më herët. Arrestimi i parë ka ndodhur në vitin 2013, ku është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg me kusht për posedimin e 151 grami marijuanë gati për shpërndarje. Po ashtu, ai është dënuar dhe në vitin 2017, me 2 vite e 8 muaj burg për “trafikim të mjeteve motorrike”.

Njoftimi i Policisë

Sarandë/Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë një 42-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i cili posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe 1 motomjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K. K. alias D. K., 42 vjeç, banues në ne Ksamil, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në zonën e Ksamilit.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe 1 motomjet. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb