Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për trafik droge.

Mediat italiane shkruajnë se 25-vjeçari shpërndante doza kokaine me skuter. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 10 gr kokainë të ndarë në 17 doza dhe 40 euro, ndërsa në shtëpi iu gjetën 800 euro cash dhe materialet që përdorte për të paketuar drogën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb