Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Ardit Bajramit, banues në lagjen ‘30 Vjetori’ në Berat, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb