Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në periferi të Milanos pasi është kapur me kokainë duke lëvizur në orët e para të së hënës.

Sipas mediave të huaja 28-vjeçari nga Shqipëria është parë nga disa policë duke lëvizur me biçikletë, të cilëve më pas ka tentuar t’u largohet, gjë që ka nxitur këta të fundit ta ndjekin.

Pasi është rrethuar nga policia i riu është përpjekur të hedhë biçikletën drejt efektivëve dhe më pas ka goditur një prej tyre në gjoks, por ka dështuar të largohet më tej.

Sakaq, atij iu gjet një sasi prej 20 gramësh kokainë e ndarë në 40 doza dhe gati për t’u shitur, ndërsa pritet që ai të përballet me gjykatën për t’u njohur me dënimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: