DURRËS- Policia e Krujës ka nisur procedimin penal në ngarkim të një 30-vjeçari, i cili është kapur duke shpërndarë para ditën e djeshme tek komisionerët dhe vëzhguesit. Gazetarja Klodjana Haxhia raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për një simpatizant të PD-së.

Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasit:
• B.K. 30 vjeç, banues në Krujë.

Më datë 24.06.2017, në fshatin Zezë, Krujë, pas një konflikti midis disa simpatizantëve të dy subjekteve politike, për motivin se shtetasi B. K. po shpërndante vlera monetare tek persona të ndryshëm, anëtarë të komisioneve, vëzhguesve të subjekteve politik që aderon.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm iu gjet dhe sekuestrua shuma prej 400.000 lekë (të reja).

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• R. RR., 23 vjeç, banues në Krujë.

R.RR. dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të paidentifikuar, kanë kanosur me fjalë, goditur me grushte dhe kërcënuar me armë zjarri, shtetasin B.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale:
• “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” në ngarkim të shtetasit B.K.
• “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit R.RR.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb