Bernd Althusmann, kandidati kryesor i CDU-së për zgjedhjet shtetërore në Gjermani deklaroi në një mbledhje të grupit të tij se dëshiron “të ndërmarrë veprime vendimtare kundër trafikut të drogës me të gjitha mjetet ligjore”.

Ai foli në një event të grupit parlamentar të CDU në Hanover, në të cilën zyrtarja e bashkisë Sophia Erfkamper raportoi mbi përvojat e saj në kujdesin për të pastrehët dhe problematika të tjera.

Erfkämper tha se nuk e kuptonte pse nuk u ndërmor asnjë veprim vendimtar kundër shpërndarësve të drogës.

Sipas saj, shumë nga tregtarët e drogës vijnë nga Shqipëria, ndërsa shumë prej tyre janë nga 15 deri në 20 vjeç dhe tregu është “rritur ndjeshëm vitet e fundit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb