TIRANE-Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas aksionit të qeveritarëve për të shpërdarë libra për nxënësit e klasave I-IV në prag të vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, me tone të ashpra, deputeti i LSI akuzon mazhorancën se “janë lëshuar rrugëve dhe ndajnë libra gjoja gratis me urdhrin e një të marri”.

POSTIMI I PLOTE
Lëngaraqët e qeverisë rrugeve me librat e fëmijëve se i marri jua kërkon.

Lëngaraqët e qeverisë janë lëshuar rrugëve dhe ndajnë libra gjoja gratis me urdhrin e një të marri.
Librat janë blerë me djersën e nenave dhe baballarëve të fëmijëve.
Lëngaraqët e qeverisë jua vjedhin djersën e prindërve dhe duan t’jua shesin për dhuratë po fëmijëve të tyre, se një i marrë jua kërkon.
Mjerim i madh për këta ministra.
Po personalitet, a dinjitet, a respekt për veten e për fytyrën e tyre, a kanë këta ministra, që për t’i bërë qejfin një të marri dalin rrugëve e ndajnë libra si LËNGARAQË…….

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb