Lideri i opozitës, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka kërkuar transparencë nga KQZ dhe çdo institucion tjetër për vendimet që ndikojnë në zgjedhje.

Së fundmi KQZ ka shpërndarë mandatet për zgjedhjet e 25 prillit, ku Tirana fitoi 2 mandate kurse  Dibra e Gjirokastra humbën nga një.

Basha thotë se PD i qëndron parimit të transparencës ndërsa paralajmëron se përpara është një ankth i papërmbajtshëm i Edi Ramës nga humbja e paevitueshme.

PJESË NGA INTERVISTA

Nisida Tufa: Zoti Basha KQZ ka projekt vendime për shpërndarjen e mandateve, cenon kjo opozitën?

Lulzim Basha: Gjithçka, çdo vendimmarrje është dhe duhet të bëhet me transparencë totale dhe në përputhje me rregullat e dakordsuara mes palëve. Ky është fokusi jonë për çdo vendim të KQZ-së dhe çdo vendim të autoriteteve të tjera përsa i përket zgjedhjeve natyrisht përballë këtij qëndrimi parimor të partisë Demokratike kemi një ankth të papërmbajtshëm që sa vjen e rritet dhe do rritet edhe më shumë të Edi Ramës nga humbja e paevitueshme të 25 prillit. Kjo do të përvijojë një beteje që  shkon përtej betejës normale mes palëve. Por fokusi ynë do të jetë dhe do të mbetet tek oferta ndaj qytetarëve dhe bashkimi me këtë shumicë absolute që ka një dhe vetëm një aspiratë më 25 prill ndryshimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb