TIRANË

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilrjan Celibashi tregohet i kujdesshëm në komentin mbi vendimi i Gjykatës Kushtetutese, që shfyqëzoi përcaktimin ligjor të shpërndarjes së mandateve për deputetë sipas herësit.

“Sot nuk e them dot këtë! Do duhet të shikojmë arsyetimin e vendimit dhe ajo çfarë vlen më shumë është që duhet të presim kur ky vendim të hy në fuqi”

Kryekomisioneri Celibashi ka marrë vendimin për shpërndarjen e mandateve për deputetë në të gjitha qarqet. Ndërkohë që vendimi për shpalljen zyrtarisht të rezultatit përfundimtar të të 25 Prillit do merret javën e ardhshme nga Komisioni Rregullator.

“Në kuptim të shpërndarjes së mandateve kjo konsiderohet e përfunduar. Do të duhet që formalisht Komisioni Rregullator të shpallë rezultatin në mënyrë përfundimtare zyrtarisht. Por në kuptim të shpërndarjes së mandateve, kush janë kandidatët fitues dhe numrit të votave që ka marrë çdo subjekt zgjedhor, nuk ndryshon asgjë. Kjo është përfundimtare”

Kodi Zgjedhor detyron KQZ që pas nxjerrjes së rezultatit përfundimtar, të rinumërojë të jo më pak se 10% të qendrave të votimit. Rezultatet verifikimit paszgjedhor mund të bëhen objekt i hetimit nëse dalin të dhëna dhe krijohen dyshime për kryerjen e veprave penale në zgjedhje.

“Nesë nuk do të kishim këto vonesa, mundet që gjatë këtij muaji t’a kishim kryer këtë si procedurë. Mesa duket do mbetet për muajin shtator”

Sipas rezultateve fituese e kësaj përballjeje është PS e cila mori 74 deputetë, PD 59 deputetë, LSI 5 dhe 3 mandate i fitoi PSD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb