Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka nxjerrë foto nga shpërndarja e materialeve zgjedhore e cila për 12 qarqet përfundon totalisht nesër.

Sot përfundon për 8 qarqe, kurse nesër për Tiranën, Elbasanin, Durrësin e Lezhën.

Celibashi garanton për votuesit që nuk shikojnë se nçdo qendër votimit do të ketë shabllonë për fletët e votimit me alfabetin braille.

 

STATUSI NGA ILIRJAN CELIBASHI

?Sot, përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore për qarqet Vlorë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Fier, Berat.? Nesër do të shpërndahen në Tiranë, Elbasan, Durrës & Lezhë. Në çdo QV do të ketë shabllonë (për FV ) në alfabetin braille për votuesit që nuk shikojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb