Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj ka informuar për mediat se tashmë procesi zgjedhor ka marrë hovin përfundimtar dhe është gati për ditën e dielë.

Sipas saj, shumica e fazave të përgatitjes janë përmbyllur dhe siguron se janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë sipas parashikimeve.

Ajo thotë se për 8 qarqe shpërndarja e materialeve po ndodh sot, kurse nesër vijohet për 4 qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

‘’Por me mbërritjen e fletëve ky proces mori dhe hovin përfundimtar. E para ka qenë dhomat e fshehtësisë për personat, po ashtu dhe materialet anti-Covid, KQZ, KZAZ, dhe posterat informues si duhet të sillemi.

Fazaa e dytë kanë qenë kamerat, vëzhguesit, u shparndanë në çdo KZAZ. Tani është dhe baza materiale zgjedhore, kutitë e votimit për pjesën më të madhe të qarqeve, Korça, Vlora, Dibra, Gjirokastra, Fieri, Berati.

Ditën e nesërme shpërndahet dhe për qarqet e tjera Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

Janë marrë të gjitha masat që të kryhet në kohë rekord, dhe çdo gjë të shkojë sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.’’- tha zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb