Ministri i ngarkuar me përgjegjësitë për situatën e koronavirusit, Arben Ahmetaj ka thënë se strategjia me operacionin humanitar dhe paratë cash për të papunët është më e mira e mundshme.

Sipas tij shpërndarja e ushqimeve me kupona nuk do funksiononte pasi në radhë të parë nuk do pranoheshin se supermarketet lëvizin çmimet kurse Rezerva e Shtetit ka marrë për bazë çmimet para krizës si dhe e dyta shumë familje, në radhë të parë të moshuarit nuk duhet të dalin fare nga shtëpia kurse me këtë strategji ushqimet i çohen në shtëpi.

”Unë po them që instrumenti që kemi zgjedhur është më i mirë se kuponat apo tollonat. Sepse shkon tek supermarket dhe nuk ja pranon se lëviz çmimi për shkak të fondamenteve apo lëvizjes.

Ne bëjmë këtë për familjet që nuk duhet të dalin. Paketat janë 32 mijë lekë mall të blera me 30 mijë lekë. Kjo do vërtetohet fare saktë dhe ne do e bëjmë publike sepse ne kemi ecur me çmimet përpara krizës.

DIkush hedh shpifje, dikush baltë, kjo histori nuk mbaron. Kjo është një mënyrë që po funksionon dhe po ecën me efektivitet. Kemi marrë deri tek administratorët dhe ne nuk dalim nga këto kategori. Nuk zgjedhim ne. Nuk shkon deputeti Arben Ahmetaj, apo Ervin Bushati. E bën Rezerva e Shtetit.”- tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb