Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit ka paraqitur kallëzim penal kundër personit fizik në cilësinë e personit përgjegjës në Institucionin shëndetësor privat-Spitali special për gjinekologji, obstetrikë dhe ortopedi “SANTE PLUS GROUP” në Shkup.

Personi në fjalë në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2018, me qëllim të përfitimit financiar të kundërligjshëm për vete dhe institucionin e raportuar shëndetësor, në disa raste ka kryer pagesa në para “cash” në vlerë të përgjithshme prej 35.097.304 denarë si paga dhe shtesa/shpërblime në pagë të një numri të madh individësh.

Në njoftim thuhet se punonjësit janë punësuar për nevojat e spitalit, por pa regjistruar pagesat e tilla në regjistrat kontabël të institucionit privat shëndetësor SANTE PLUS GROUP Shkup.

Në pagesën e pagave të punësuarve nuk janë llogaritur dhe raportuar kontributet për sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor, kontributet për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, kontributet e punësimit dhe kontributet shtesë për sigurimin e detyrueshëm në rast lëndimi apo sëmundjeje profesionale, si dhe tatimin mbi të ardhurat personale.

Në këtë mënyrë, sipas dëshmive me të cilat disponon Policia Financiare, dëmi i shkaktuar në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është gjithsej 11.609.349 denarë, përkatësisht 188.200 euro. /slobodenpecat

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: