Një i ri ka arritur të vjedhë dy telefona në një dyqan celularësh rreth orës 20:00 në qendër të Tiranës. I riu është futur në dyqan dhe ka arritur të shpërqendrojë shitësen dhe ka marrë dy telefonat.

Më pas i riu është larguar me vrap në drejtim të “Rrugës së Elbasanit”. Drejtuesit e biznesit bëjnë apel për këdo që njeh të riun të kontaktojë dhe nëse nuk reflekton deri në mëngjes do të regjistrojnë kallëzimin.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: