Pas mbarimit të “Big Brother VIP Albania” do të ketë edhe tre puntata të tjera post “Big Brother VIP”, ku të gjithë pyetjet e publikut do të marrin përgjigje.

Mbrëmjen e kaluar janë xhiruar puntatat e post “Big Brother VIP”, por duket se nuk kanë shkuar dhe aq mirë sa pritej.

Mësohet se në studio kanë plasur debate mes Fifit dhe Arjolës, Einxhelit, Semit e Arditit. Pas kësaj thuhet se Fifi ka vendosur të lërë spektaklin e të largohet menjëherë, ndonëse Arbana është shprehur pas publicitetit se këngëtarja u largua pasi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por nuk ka mbaruar me kaq, pasi gjithashtu thuhet se një debat tjetër ka nisur mes Antonelës dhe Big Mamës, ku kjo e fundit është larguar nga spektakli.

Kujtojmë që mësohet se edhe aktori Donald Veshaj e këngëtarja Beatrix Ramosaj, nuk do të jenë pjesë e emisionit. Vëllezërit Veshaj janë përplasur me produksionin e Top Channel, pas shpalljes së Ilir Shaqirit si fitues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: