TIRANË- Arben Llangozi, avokati i stomatologes Olesia Duka, e cila është arrestuar me akuzën për mashtrim është kthyer në akuzues ndaj kallëzuesve të klientes së tij. Madje sipas Llangozit, ata janë ‘peshqit e mëdhenj’ që mbrohen nga shteti.

Në një deklaratë për mediat, Llangozi mbron stomatologen, duke theksuar se ajo ka qenë korrekte dhe ka pasur një jetë të qetë, ndërsa akuzon dy denoncuesit e saj se japin para me fajde në mënyrë të kundërligjshme.

Avokati ofron edhe disa dokumente që tregojnë se një prej denoncuesve ka dy emra si dhe të licencave të tyre. Llangozi thotë se Olesia Duka është ankuar disa herë për gjobëvënie por se askush nuk e ka ndihmuar.

DEKLARATA E PLOTË E AVOKATIT LLANGOZI
Idlir Hoxha dhe Ilir Doçi janë peshqit e mëdhenj që mbrohen nga prokuroria, drejtoria e pastrimit të parave, tatim taksa dhe Banka e Shqipërisë. Olesia Duka ka qenë korrekte dhe në punë, ajo ka pasur jetë të qetë, profesionin nuk ia dha as Idlir Hoxha që ka dy emra dhe as Ilir Doçi që ka abuzuar nëpërmjet njeriut të tij Arben Doçi. E gjithë kjo histori është e pisët, ajo për këtë gjobëvënie iu ka kërkuar ndihmë shumë njerëzve, por askush nuk e ka ndihmuar por e lanë në këtë pikë.

Prokuroria e heton dhe nuk është kompetente pasi sipas tyre kemi të bëjmë me përfitim dhe përfitimi ka ndodhur në Tiranë jo në Durrës ky fakt kuptohet qartë përse ndodh, janë njohjet dhe gjobëvëniet vazhdojnë. Përse Idlir Doçi përdor dy emra Idlir dhe Ilir Doçi? Kjo kuptohet qartë pasi i shmanget një emri.

Idlir Hoxha

Masat e marra për këto subjekte të mara nga shteti për këto persona është zero pasi ata janë vet që përdorin shtetin këta janë peshqit e mëdhenj që Donald Lu deklaron por në Shqipëria s’ka kush i kapë pasi ata e kanë kapur shtetin duke përdorur prokuror dhe gjyqtar për të vazhduar gjobvënien e tyre.
Institucionet që flenë gjumë dhe nuk marrin asnjë masë për këta subjekte janë:
1. Prokuroria që nuk vazhdon hetimin kundër pasurisë së tyre. Këto eksçeinxhe s’kanë të drejtë të japin lekë me fajde, këtë të drejtë e kanë vetëm bankat dhe për këtë do t’ju vëmë në dispozicion licencat.

2. Banka e Shqipërisë që lëshon dy licenca dhe nuk i kontrollon aktivitetin e fajdeve që ata kryejnë pasi çdo përqindje që jepet nja kredi nga një Bankë e nivelit të dytë kontrollohet nga Banka e Shqipërisë dhe këto subjekte qeë s’kanë të drejtë fare të lëshojnë lek me përqindje.

Ilir Hoxha

Perse ndodh? Normal ia llogarit Gjykata dhe prokuroria
3.Tatim taksa këto subjekte janë informalitet total dhe nga tatim taksat kemi të bëjmë me një gjumë letargjik shteti miliona euro humbje.
4. Drejtoria e Pastrimit të parave hesht, asnjë kontroll për këto lek të cilat duken qartë që s’kanë vurim sepse e kane shumë të thjesht të marrin vilancet e subjekteve dhe të shkojnë për kontroll.
Përse ndodhin këto? Këta janë peshqit e mëdhenj që mbrohen nga shteti

Idlir Hoxha 2

BSH

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb