Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Një banesë ka marrë flakë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, duke lënë të plagosur pronarët e shtëpisë.

Sipas policisë, shtetasja M. S. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Informacion paraprak
Më datë 17.07.2018, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb