KOPLIK

Një grua ka mbetur e plagosur rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi në Koplik. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm duke shkrumbuar gjithçka në katin e parë të një banese dy katëshe.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e repartit zjarrfikës të cilët kanë shuar flakët, teksa e zonja e shtëpisë, shtetasja Sadete Kukaj është dërguar në spital me dëmtime të rënda në trup.

Mësohet se gruaja ka qenë me familjen në shtëpi në momentin kur ka rënë zjarri, por nuk ka mundur të dalë menjëherë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb