Një banesë në fshatin Cangonj të Devollit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se banesa u përfshi nga flakët vetëm pak minuta më parë ndërkohë që shkaku i zjarrit dyshohet të jetë shpërthimi i një bombule gazi.

Zjarri Devoll (2)

Në vendgjarje ka mbërritur një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Sipas punonjësve në banesë nuk ka patur persona në momentin e shpërthimit të bombulës ndërkohë që aktualisht po punohet nga ana e tyre për izolimin e plotë të flakëve.

Zjarri Devoll (4)

Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave ndërkohë ajo çfarë mësohet është se shtëpia është në pronësi të një të moshuari i cili jetonte i vetëm.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: