Burrë e grua në fshatin Panaja të Vlorës kanë pësuar djegie në trup si pasojë e shpërthimit të një bombole që shkaktoi zjarr në shtëpinë e tyre.
Policia bën me dije se të dy janë transportuar ne spital.

NJOFTIMI I PLOTE
Në fshatin Panaja, Vlorë, si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola e gazit, kanë pësuar djegie në banesën e tyre shtetasit L.S., 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe.

Si pasojë M.S ndodhet në Spitalin e Vlorës ndërsa shtetasi L.S është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.

(Fotot ilustruese)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb