KOSOVË

Një bombol gazi ka shpërthyer në një restorant në lagjen “The village” në Ferizaj, si pasojë e të cilit janë plagosur 31 persona.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ekipi mjekësor. Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka konfirmuar për Gazetën Express se numri i të lënduarve ka shkuar në 31 si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj.

Beqiri tha se të plagosurit kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë. Po ashtu si pasojë e gjendjes së rënduar, 7 persona janë nisur në QKUK në Prishtinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb