Dy anëtarët e një familjeje janë plagosur këtë pasdite në fshatin Libofshë të Fierit, pasi dyshohet se iu ka shpërthyer bombola e gazit në banesë.

Lajmi bëhet i ditur nga policia, sipas së cilës, të plagosur kanë mbetur djali me nënën e tij.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:30, në banesën e shtetasit M. Z në fshatin Libofshë, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi, ku si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi M. Z dhe nëna e tij.

Zjarri është fikur plotësisht dhe në banesë ka dëme të vogla materiale. Po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb