Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi e plagosur ka mbetur një e moshuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në Kullë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit  me inicialet U. M., ku si pasojë e shpërthimit të bombolës është lënduar shtetasja S. M., 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: