Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “11 Nëntori”.

Burime zyrtare bënë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një dhomë jashtë banesës, e cila përdorej për gatime në pronësi të shtetases H.V., ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Nuk ka dëme në njerëz dhe as dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb