Banesa e një 33-vjeçari me inicialet N.Xh është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nizhavec, në Pogradec. Si pasojë e flakëve banesa është djegur pjesërisht, ndërsa 33-vjeçari dhe bashkëshortja 30-vjeçarja H.Xh, kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Informacion- Më datë 30.04.2022, rreth orës 19:00, në fshatin Nizhavec, Pogradec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. Xh., 33 vjeç, ku për pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe kanë marrë dëmtime të lehta, pronari i saj N. Xh. dhe bashkëshortja e tij H. Xh., 30 vjeçe, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rrethe­ve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb