Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Skraparit. Banesa ka qenë në katin e dytë të një pallati dhe në momentin e rënies së zjarrit në banesë jetonin dy bashkëshortët Sulejmani dhe fëmija i tyre.

Mësohet se zjarri ka ndodhur për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit dhe pas përhapjes së flakëve familjarët kanë njoftuar Repartin e Shpëtimit nga Zjarri. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë dhe kanë nxjerrë nga banesa pa lëndime 3 familjarët si dhe kanë mundur të lokalizojnë flakët në një kohë të shkurtër duke kryer edhe shuarjen e flakëve.

Dëmet e shkaktuara nga zjarri në banesën e Asqeri Sulejmanit llogariten të mëdha, pasi gjysma e banesës është shkrumbuar totalisht. Fatmirësisht zjarri ka shënuar vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: