Infektohet me Covid-19 stafi i bluzave të bardha brenda Repartit të Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit.

Një infermiere e këtij reparti ka rezultuar sot “pozitive” me Covid-19,duke rikthyer panikun mes stafit të mjekëve e infermirëve që shërbejnë prej muajsh vetëm në Repartin e Karantinës. Për shkak se mjekët dhe infermierët e këtij reparti kanë qëndruar me javë të tëra në shërbim të pacientëve me Covid dhe nuk janë larguar në banesat e tyre mendohet se infektimi i infermieres të ketë ndodhur brenda repartit.

Burimet zyrtare pranë Institutit të Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije se,i gjithë stafi i mjekëve dhe infermierëve të Repartit të Karantinës Covid do ti nënshtrohet tamponit,për të identifikuar kështu nëse kemi të infektuar të tjerë apo jo mes bluzave të bardha në këtë repart. Nē Repartin e Karantinës Covid-19 që është instaluar brenda ambjenteve të Spitalit Rajonal Berat ndodhen aktualisht të shtruar 34 pacientë të infektuar me Coronavirus,ndërkohë që aty shërben një staf prej 12 mjekësh,infermierësh dhe sanitarësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb