Deputeti Lefter Maliqi përmes një statusi në Facebook shpërthen në akuza ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama, të cilin e akuzon për keqmenaxhimin e situatës së krijuar nga COVID 19.

Maliqi po ashtu e rendit Ramën në një listë me të gjithë diktatorët në Botë.

Ai thotë po ashtu se Rama si të gjithë diktatorët e tjerë do ketë të njetjin fat. Maliqi thotë se shqiptarët duhet të përgatiten të shohin live një Nëntor të tretë, atë të rrëzimit të tij bashkë me zhdukjen e armikut të padukshëm, COVID 19.

Postimi nga Lefter Maliqi

Nentorin e pare dhe te dyte e kemi pare ne film por Nentorin e 3 do e shohim live ,dita e clirimit po afron.

Si skuader futbolli te nje gjaku te zi me fund te njejte.

1) Hitleri, 2)Duçja, 3)Stalini, 4)Pinoçeti, 5)Fidel Kastro, 6)Enveri, 7)Sadami, 8)Gedafi, 9)Bin Ali, 10)Kim Jongu, 11) Beu i Surrelit.

Diktatori neser mbledh Pleniumin e Partise ne rresht (Parlamentin) se do zgjas afatin e fatkeqesise natyrore se i duhet per fushaten elektorale qe ka filluar.

Deputetet armiq te partise vetem 1 min mund te flasin. Piktorin aventurier e kishte marr malli per kohen e diktatures, te bunkiereve, kohen e eterve te vet (Shqiperia shkemb graniti).

Parrulla po zbatohet: Cthote Beu i surrelit bene populli,cthote beu bene shteti ( ushtria,policia). Beu nga bunkieri urdheron policin dhe ushtrine te dalin ne rruge me blinda e autoblinda duke futur popullin e vet ne panik,frike e terror.

Kufizimet e Epidemise diktatoreve u japin kenaqesi dhe mendojne vetem te zgjasin masat kufizuese sepse mendojne se kane kontrollin e gjithckaje.Me kete rast duan te kontrollojne edhe mendimet e njerzeve.

Do krijojne Policine e mendimit,kush mendon ndryshe ndeshkihet,ketu e kane folusin jo tek hallet e popullit,jo tek kriza ekonomike qe ka hyre ne cdo familje e biznes.

Ish Deputeti i PS Namik dokle ka thene se : Diktaturat kafshojne si qente por perfundojne si minjte. Prandaj dhe beu i Surrelit fundin e miut do kete pavarsisht se i duket vetja thithlop.

Sishte pare e degjuar nje manjak pushteti me ligesi ,mashtrim,babezi si beu i Surrelit.I doli boja bashke me Ertv – ne e tij,bashke me virusin te largojme dhe virusin e Surrelit si e jeqja me e madhe.

Besoj qe do jete Nentori i 3 per Shqiptaret.Nendor i pare dhe i dyte u cliruam nga armiqte e huaj kurse ky nentor i 3 do clirohemi nga Armiku i padukshem dhe me i rrezikshem qe fshihet neper bunkieret e Surrelit ne Dajt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb