TIRANE– Deputeti i Partisë Socialiste, Parid Cara ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Beogradit në lidhje me arrestimin e Ramush Haradinaj. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Cara bëri thirrje qeverisë Shqiptare që të shpallë non grata presidentin e Serbisë, Nikoliç. Ai shton se kujtimet e së shkuarës, me Jugosllavi, me Milloshevicë dhe me Kosovë nën pushtimin e Beogradit tani i përkasin historisë më famëkeqe të Ballkanit dhe nuk mund të rikthehen më.

“Arrestimi i Ramush Haradinajt jo vetem qe nuk e njollos veprimtarine e dhe kontributin e tij ne luften per clirimin e Kosoves, por e ben ate qe ti rikujtohen edhe njehere ato vite te lavdishme. Kujtimet e se shkuares, me Jugosllavi, me Milloshevice dhe me Kosove nen pushtimin e Beogradit tani i perkasin historise me famekeqe te Ballkanit dhe nuk mujnd te rikthehen me. Lirimi i Ramush Haradinajt eshte vetem ceshtje ditesh. Ne Prishtine ai do pritet si hero sepse lufta e tij ishte e drejte.

Si deputet i Kuvendit te Shqiperise propozoj qe edhe ne duhet te levizim, nuk mund te kemi te njejtin qendrim ndaj serbeve. Presidenti i Serbise duhet te shpallet non grada ne Shqiperi. Nuk eshte pak te fabrikoshe akuza ndaj ish kryeministrit te suksesshem kosovar. Ndaj dikujt minimalisht duhet mbajtur qendrim.”, citohet në mesazhin e Carës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb