Deputeti Halit Valteri foli me tone të ashpra në Kuvend kundër vendimit të mazhorancës për t’u tërhequr nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta.

Valteri tha se të gjithë komisionet e këtij Kuvendi kanë dështuar në fund për të kryer misionin e tyre, pasi e gjithë kjo politikë 30-vjeçare, që sipas tij, vërshoi me këmbët me bajga, sot është me kompani, me luks, dhe që hanë e pinë si derra.

Mes të tjerash, deputeti uroi që një ditë të drejtojë vendin, duke thënë se do të jetë tmerri dhe makthi i hajdutëve 30-vjeçarë.

)

“Ai president, këta njerëz e diplomatë që nuk reshtin së na ndihmuar, i cuan rrugecër dhe herë herë i kërcënon me video intime. Ju sot, me këto maska që keni, jeni bërë synet nga gjuha, po zhgënjeni shqiptarët, partia juaj po ju gjuan me gurë kudo që shkoni. Komisioni i Venecias e përcaktoi qartë se presidenti kishte tejkaluar kompetencat. Më thoni tani kush mban përgjegjësi për Komisionin Hetimor, që u mbyll me turp. Ju që ishit anëtarë të tij, Ulsi, Vasilika, etj. hiqni dorë nga të qeni makinikë në këtë Parlament dhe përgjigjuni thirrjes së shqiptarëve. Kur njeriu absurd del në televizior si ju, ua sjell zorrët te goja shqiptarëve. Ju harruat dëshirën e një njeriu që kërkoi të qeveriste Shqipërinë pa zgjedhje, pa Kushtetutë, me bomba molotovë, tym e fkalë, por unë jo.

Njoh mjaft mirë eksperiencën e Kuvendit me komisione dhe asnjëri prej tyre nuk ka përfunduar punën, siç ka nisur. Cdo komision hetimor është kthyer në teatrin e radhës si ky i sotmi. Por se do të përfundonte kështu nisma juaj e nisur me aq shumë bujë, as shqiptari më skeptik nuk do ta besonte. Në gjithë këtë sallë prej kohësh vërshoi një provincë me këmbët me bajga, që nuk e dinin cfarë ishte luksi, kompanitë që kanë sot, oligarkët, që sot hanë e pinë si derra dhe nuk ndihen në këtë vend.

Aty ku do shkojmë, dy metra dhe do marrim, dhe do jemi objekt i krimave, sepse cdo gjë krimi e ha në fund. Dashë Zoti e më mundëson ta drejtoj një ditë këtë vend dhe ju siguroj se do jem tmerri dhe makthi i gjithë hajdutëve 30-vjeçra dhe me spresë të madhe ajo ditë do vijë, sepse shqiptarët janë lodhur nga fundërrina politike, që nuk shohin më shumë se hunda e tyre”, u shpreh Valteri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb